Erdogan merr dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan ka marrë dozën e dytë të vaksinës së Covid-19. Lajmin e ka bërë  me dije vetë lideri turk me anë të nj postimi në rrjetet social.

“Unë kam marrë dozën e dytë të vaksinës Covid-19. Ne synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë sa më shpejt të jetë e mundur ,” tha Erdogan në një mesazh për BiP, një aplikacion i njohur turk për mesazhe dhe Telegram.

Në 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive për vaksinimin e koronavirusit, duke filluar me punonjësit shëndetësorë, së bashku me zyrtarë të lartë. g.v

Kategoritë
BotaLajme