Erdoğan në BeH viziton Varrezat e Dëshmorëve, i jep nderime presidentit të parë

Presidenti Erdoğan gjatë vizitës në BeH vizitoi Varrezat e Dëshmorëve të Kovaçit në Sarajevë, ku vendosi lule dhe lexoi fatiha në varrin e presidentit të parë të presidencës së BeH-së, Alija Izetbegoviç.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës një ditore në Bosnjë e Hercegovinë vizitoi Varrezat e Dëshmorëve të Kovaçit në Sarajevë, ku vendosi lule dhe lexoi fatiha në varrin e presidentit të parë të presidencës së BeH-së, Alija Izetbegoviç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Delegacioni, përveç presidentit turk, përbëhet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri i Tregtisë Mehmet Mus, Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, shefi i Zyrës së komunikimit Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Zyrës së presidentit turk, İbrahim Kalın.

Në shoqërim të delegacionit turk ishte edhe një anëtar të Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviç dhe Reis-ul-ulemaja i Bashkësisë Islame në BeH, Hussein ef. Kavazoviç.

Presidenti Erdoğan i Turqisë fali namazin e xhumasë në Xhaminë e Bashçarshisë, gjegjësisht Xhaminë Havadzha Durak, e cila ka zbukuruar bërthamën e vjetër të Sarajevës që nga shekulli i 16 -të dhe është restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Republikës së Turqisë.

Restaurimi i kësaj xhamie nga viti 1528 filloi në vitin 2017 dhe për shkak të pandemisë së koronavirusit që preku të gjithë botën, programi i ceremonisë së hapjes u anulua.

Presidenti Erdoğan më pas do të takohet me kryesuesit dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiç, Shefik Xhaferoviç dhe Milorad Dodik. Një konferencë për media është caktuar pas takimit dhe darkës së punës.

Pas Bosnjë e Hercegovinës, Erdoğan do të vizitojë Malin e Zi.

Kategoritë
LajmeRajoni