Erdogan: Ne do të hartojmë edhe një kushtetutë më liberale e demokratike

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën se qeveria e tij do të jetë ajo që do të hartojë edhe një kushtetutë më liberale e demokratike.

Kreu i shtetit turk mbajti një fjalim në programin me rastin e 154-vjetorit të themelimit të Gjykatës së Lartë Administrative (Këshillit të Shtetit), organizuar në kryeqytetin Ankara të vendit.

“Ne po punojmë për ta shpëtuar plotësisht kombin tonë nga kushtetuta aktuale e bërë pas grushtit të shtetit (1982). Gjithashtu ne do të hartojmë edhe një kushtetutë më liberale e demokratike”, theksoi Erdogani.

Ai vuri në pah se qeveria e tij ka rinovuar pothuajse të gjitha ligjet bazë të vendit për të zgjeruar hapësirën e demokracisë dhe lirisë.

“Shpresoj që me nismat tona do ta çojmë më përpara sistemin gjyqësor të Turqisë”, u shpreh Presidenti Erdogan mes të tjerash.

Kategoritë
BotaLajme