Erdogan: Ne s’jemi prej atyre që bombardojnë civilët e të pafajshmit në emër të antiterrorizmit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia nuk është dhe nuk do të jetë kurrë prej atyre që hedhin bomba mbi njerëzit dhjetëra-mijëra kilometra larg kufijve të vendit nën emrin e luftimit të terrorizmit, pa dallim mes civilëve e të pafajshmëve.

Në fjalën e tij në Ceremoninë e Hapjes së Panairit 15. Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll ( IDEF’21), Erdogani theksoi se Turqia është një vend që ka kënaqësinë të ndajë me miqtë e saj të gjitha mundësitë dhe aftësitë që ka zhvilluar në industrinë e mbrojtjes.

“Ne mendojmë se krijimi i një klime paqeje, stabiliteti dhe besimi në rajonin tonë dhe në botë varet nga vendosja e një ekuilibri të drejtë në industrinë e mbrojtjes. Turqia ka bërë një revolucion në industrinë e mbrojtjes sikurse dhe në shumë fusha të tjera në 19 vitet e fundit. Ne jemi në një pozitë të mirë”, tha ai.

Duke rikujtuar se ata arritën të zvogëlojnë varësinë nga jashtë në industrinë e mbrojtjes nga 80%, në 20%, Presidenti Erdogan tha Turqia është ndër 3-4 vendet kryesore në botë në projektimin, prodhimin dhe shitjen e mjeteve ajrore luftarake pa pilot, të cilat e kanë dëshmuar suksesin e tyre në terren.

“Mendësia që e shikon një pikë nafte më të çmuar se një pikë gjaku, nuk ka asnjë vend në botën e vlerave, shoqërisë dhe shtetit tonë. Ne s’kemi qenë dhe nuk do të jemi kurrë prej atyre që hedhin bomba mbi njerëzit dhjetëra-mijëra kilometra larg kufijve të vendit nën emrin e luftimit të terrorizmit, pa bërë dallim nëse ata janë civilë apo të pafajshëm”, u shpreh kreu i shtetit turk mes të tjerash.

Kategoritë
BotaLajme