Erdogan për Biden: Duke miratuar shitjen e armëve, ju shkruani histori me duart tuaja të përgjakura

Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi ndaj miratimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për shitjen e armëve Izraelit, duke thënë:  “Ju shkruani histori me duart tuaja të përgjakura.”

Erdogan bëri një deklaratë pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial.

“Ju po shkruani historinë me duart tuaja të përgjakura. Unë po ju kujtoj përsëri sot që ne, si 84 milionë vazhdojmë rojën tonë të Jerusalemit, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Tokat palestineze po lahen me gjak dhe ju po e mbështesni këtë”, tha Erdogan.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet që e ndjekin atë, duke shpallur në fund të vitit 2017 Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, kanë rritur oreksin e këtij vendi kriminel për të derdhur gjak. Këta (izraelitët) janë aq vrasës saqë masakrojnë fëmijët 5-6 vjeç, zvarrisin gratë në rrugë dhe i vrasin ato dhe u marrin jetën të moshuarve. Këta nuk kanë të krahasuar”, u shpreh Presidenti turk.

Biden kishte deklaruar se kishte miratuar shitjen e armëve për Izraelin me vlerë 735 milionë dollarë.

Presidenti Erdogan gjithashtu deklaroi mallkon shtetin austriak, që ngriti flamurin izraelit në ndërtesën e Kryeministrisë he shtoi: “Shteti austriak ndoshta po përpiqet t’i bëjë myslimanët të paguajnë faturat e hebrenjve që iu nënshtruan gjenocidit.”

“Administrimi i Jerusalemit nga një komision i përbërë nga përfaqësuesit e tre feve, në kushtet e sotme, do të ishte rruga më e drejtë dhe më e qëndrueshme”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Kategoritë
BotaLajme