Erdogan për inflacionin: Prisni dhe pak…!

“E kam ulur në 4% më parë dhe mund ta ulë përsëri”

Presidenti turk Erdogan kujtoi se ka ulur më parë inflacionin e Turqisë në rreth 4% dhe shtoi se mund ta arrijë këtë përsëri, ndërkohë që niveli i çmimeve kaloi 21%, pas një përpjekjeje agresive për të ulur interesat në vend.

Erdogan tha se politika që ka rrëzuar valutën e vendit, është pjesë e një “lufte të suksesshme të pavarësisë ekonomike”.

Sipas tij, kjo politike do nxisë eksportet, punësimin, investimin dhe rritjen ekonomike, edhe pse shumica e ekonomistëve e quajnë një iniciativë ë shkujdesur dhe parashikojnë se inflacioni do të rritet përtej 30% në vitin e ardhshëm.

Lira turke shënoi një nivel rekord prej 17 kundër dollarit në tregtinë e së Premtes. E goditur nga shqetësimet e inflacionit, valuta ka humbur mbi 55% të vlerës këtë vit dhe 37% në 30 ditët e fundit.

Gjatë një fjalimi me të rinj afrikanë, Erdogan përsëriti këndvështrimin e tij të pazakontë se interesat shkaktojnë rritje të çmimeve dhe shtoi se inflacioni me shumë mundësi do të bjerë së shpejti.

“Herët ose vonë, ashtu siç e ula inflacionin deri në 4% kur erdha në pushtet, kështu do ndodhë përsëri”.

“Unë nuk do të lë popullin tim të dërrmohet nën normat e larta të interesit”, theksoi tha Erdogan.

Ai tha se problemet e Turqisë vijnë për shkak të “sulmeve të paarsyeshme” ndaj ekonomisë dhe hodhi poshtë thirrjet për kontrolle të kapitalit.

Kursi i këmbimit është arma e lojës që po i bëhet Turqisë dhe pasi çmimet të stabilizohen, do të na hapen dyert e një Turqie më të madhe dhe më moderne brenda disa muajve”.

Kategoritë
BotaLajme