Erdogan, për xhaminë aty ku dukej utopi: Ezani aty, deri në Ditën e Gjykimit”

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se “tingulli i ezanit nga minarja e Xhamisë Taksim – të cilën ai e hapi në Stambollin qendror -” nuk do të ndalet deri në Ditën e Gjykimit.”

Erdogan e postoi këtë në llogarinë e tij në Tëitter, duke shprehur shpresën se “Xhamia Taksim”, xhamia e pare nën një vend jo shumë fetar në Stamboll, do t’i sillte mirë Stambollit, Turqisë dhe gjithë botës islame.

Ai më pas shtoi: “Me vullnetin e Allahut, adhuruesit nuk do të mungojnë në këtë xhami tonën, ezani nuk do të ndërpritet nga minaret e saj, dhe tingujt e Kuranit do të kumbojnë nga kupola e tij deri në Orën e Gjykimit”.

Presidenti turk gjithashtu publikoi një fotografi me titull “Populli ynë po realizon ëndrrën e tij 150-vjeçare”, e cila përfshin informacion në lidhje me “Xhaminë Taksim”.

Vizioni i Erdoganit për një xhami në Taksim i ka fillesat që kur ai drejtonte Bashkinë e Stambollit. Ahere, kur ai e shpallim këtë synim, ishte diçka që dukej utopike. Por pas shumë vitesh, tashmë si president, ai e bëri realitet.

Një xhami në Taksim, për vetë profilin jofetar që ka kjo zonë apo qendër e Stambollit, ka qenë e pamendueshme që pas rënies së Perandorisë Osmane shë shndërrimin e Turqisë në shtet laik, edhe me tendenca të forta anti-islame. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme