Presidenti turk theksoi se krahasuar me vitin 2002 kur eksportet vjetore të Turqisë ishin 36 miliardë dollarë, ato u rritën për gjashtë herë pasi shifrat e sotme treguan se eksportet e vendit vitin e kaluar arritën në 225.37 miliardë dollarë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke cituar shifrat e sapo shpallura të eksportit të vitit 2021, ka deklaruar se pjesa e vendit të tij në tregtinë globale për herë të parë vitin e kaluar ka tejkaluar 1 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara, presidenti Erdoğan tha se derisa tregtia globale e mallrave u ul me 10 për qind në vitin 2021, Turqia arriti të rrisë eksportet e saj me 33 për qind.
Presidenti turk theksoi se krahasuar me vitin 2002 kur eksportet vjetore të Turqisë ishin 36 miliardë dollarë, ato u rritën për gjashtë herë pasi shifrat e sotme treguan se eksportet e vendit vitin e kaluar arritën në 225.37 miliardë dollarë.
Ai po ashtu tha se vëllimi i tregtisë së jashtme të Turqisë arriti pothuajse 500 miliardë dollarë në vitin 2021, ndërsa në vitin 2002 nuk arriti as 88 miliardë dollarë.
Vitin e kaluar, deficiti i tregtisë së jashtme u ul në 46 miliardë dollarë, ndërsa raporti i mbulimit të eksport-importit arriti në 83 për qind, që në vitin 2000 ishte 51 për qind.
Në fushën e turizmit, Turqia në vitin 2021 priti 29 milionë vizitorë të huaj dhe fitoi 24 miliardë dollarë, përkatësisht 100 për qind krahasuar me vitin 2020.
Presidenti Erdoğan njoftoi se objektivi i ri turistik i vendit është të tejkalojë nivelin para pandemisë COVID-19.