Erdoğan pret në takim përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile boshnjake në Turqi

Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka pritur në një takim përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile boshnjake në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi filloi në orën 15:20 sipas kohës lokale në rezidencën presidenciale Huber Köşkü në zonën Tarabya të Stambollit dhe u mbajt me dyer të mbyllura për median.

Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.

Kategoritë
BotaLajme