Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në qytetin e çliruar Shusha nga presidenti azerbajxhanas Aliyev

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan vizitoi Shushan, qytetin simbol të Malësisë së Karabakut, që u çlirua nga pushtimi i Armenisë pas 28 viteve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit nga presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev me një ceremoni zyrtare në qytetin e çliruar Shusha të Azerbajxhanit ku ai ndodhet për një vizitë zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan vizitoi Shushan, qytetin simbol të Malësisë së Karabakut, që u çlirua nga pushtimi i Armenisë pas 28 viteve. Në ceremoninë e pritjes që u zhvillua në prefekturën e qytetit Shusha, Erdoğan pas zbritjes nga automjeti zyrtar u prit nga presidenti Aliyev. Erdoğan dhe Aliyev morën vendet në hapësirën ceremoniale dhe pas intonimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, Erdoğan përshëndeti trupën.

Aliyev dhe Erdoğan kaluan në takimin dypalësh dhe më pas do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar; ministri i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoğlu; ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy; ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli; zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın; drejtori i Komunikimit të presidencës Fahrettin Altun; kreu i Shërbimit të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan; kreu i Industrisë së Mbrojtjes, lsmail Demir; zv/kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë, Binali Yıldırım dhe zyrtarë të tjerë partiak; zv/kryetari i Parlamentit dhe deputeti i partisë MHP, Celal Adan, si dhe zyrtarë të tjerë dhe deputetë të parlamentit turk

Kategoritë
BotaLajme