Erdoğan priti në takim kryediplomatin e Katarit, al-Thani

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan e takoi kryediplomatin e Katarit në rezidencën Vahdetin në lagjen Çengelköy të Stambollit

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan e takoi kryediplomatin e Katarit në rezidencën Vahdetin në lagjen Çengelköy të Stambollit.

Pasi fotoreporterët ndoqën pritjen dhe fillimin e takimit, biseda vazhdoi pas dyerve të mbyllura. Takimi zgjati 45 minuta dhe nuk u njoftua cilat ishin temat e bisedës.

Kategoritë
BotaLajme