Erdogan-Putin bisedojnë në telefon për negociatat ruso-ukrainase në Stamboll

Presidenti Recep Tayyip Erdogan realizoi të premten një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, në këtë bisedë telefonike është trajtuar takimi i delegacioneve negociatore të Rusisë dhe Ukrainës më 29 mars në Stamboll.

Gjatë telefonatës, kreu i shtetit turk deklaroi se takimi pozitiv dhe konstruktiv i delegacioneve ruso-ukrainase në Stamboll ngjalli shpresat për paqen.

“Pasi theksoi se është e rëndësishme që palët të veprojnë me gjykim të shëndoshë dhe të ruajnë dialogun, Presidenti Erdogan shprehu dëshirën për t’i kurorëzuar përpjekjet e Türkiye për paqen duke mundësuar takimin ndërmjet Presidentit rus, Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky”, sqaroi Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës.

Ajo shtoi gjithashtu se udhëheqësi rus e falënderoi homologun turk për pritjen e takimit të delegacioneve negociuese të vendit të tij dhe Ukrainës në Stamboll.

Kategoritë
BotaLajme