Erdogan: Qeveria do të paguaj 3 muaj radhazi rrogat e të gjitha punëtorëve të prekura nga kriza ekonomike që shkaktoi COVID-19

Presidenti i Rep. të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi vendimet e reja të marra në përputhje me paralajmërimet e Këshillit Shkencor në lidhje me luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), transmeton Gazeta e Re.

“Me besimin që asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se forca jonë, së bashku me popullin tonë ne vazhdojmë me vendosmëri luftën kundër koronavirusit”, tha Erdoan duke radhitur masat e reja që do të zbatohen për shëndetin, paqen, sigurinë dhe të ardhmen e kombit.

Erdogan në takimin me ekipin kombëtar te menaxhimit te krizës se krooanvirus, deklaroi se masat janë marre edhe për fushën e ekonomisë, ne mënyrë qe te mos ketë ngecje, Erdogan paralajmëro një buxhet prej 100 miliard lira si paket stimulues për të gjitha bizneset te cilët kane hasur ne ngecej ekonomike për shkak te krizës se shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Sipas masave, rreth 1,2 milion punëtorë te sektorit privat do te mund te përfitojnë nga ky paket. Ku atyre 3 muaj radhazi rroga do te jepet nga shteti.

Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se 17 persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 24 orët e fundit në Turqi, duke e çuar në 92 numrin e përgjithshëm të viktimave, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media, Koca tha se 2.069 pacientë të ri po ashtu janë diagnostifikuar me COVID-19, duke e çuar në 5.698 numrin e përgjithshëm të rasteve në vend.

Ai tha se 42 pacientë janë lëshuar nga spitali pasi janë shëruar nga virusi, ndërsa 344 po trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.

Koca gjithashtu tha se 7.533 teste janë bërë në 24 orët e fundit, duke shtuar se numri i përgjithshëm i testeve që janë bërë deri më tani është mbi 47 mijë.

Ai më tej tha se mbi 3.6 milionë maska mbrojtëse N95 janë shpërndarë në institucionet shtetërore si pjesë e masave kundër koronavirusit.

Ndryshe, pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 176 vende dhe rajone.

Shifrat e Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA tregojnë se mbi 566.200 njerëz kanë rezultuar pozitiv në të gjithë botën, kurse numri i vdekjeve ka shkuar në mbi 25.400 dhe mbi 127.700 të tjerë janë shëruar.

Kategoritë
BotaLajme