Erdoğan: Sëmundja e armiqësisë ndaj Islamit në Perëndim, po përhapet me shpejtësi ashtu si qelizat e kancerit

“Strategjia e ‘demonizimit të muslimanëve’ që administrata amerikane e filloi pas sulmeve të 11 shtatorit ka shërbyer si një funksion që nxiti virusin e armiqësisë ndaj Islamit, që tashmë ekzistonte në strukturat kulturore të shumë shoqërive”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan: Sëmundja e armiqësisë ndaj Islamit në shumë vende të botës, veçanërisht në Perëndim, po përhapet me shpejtësi ashtu si qelizat e kancerit.

Erdoğan: Strategjia e ‘demonizimit të muslimanëve’ që administrata amerikane e filloi pas sulmeve të 11 shtatorit ka shërbyer si një funksion që nxiti virusin e armiqësisë ndaj Islamit, që tashmë ekzistonte në strukturat kulturore të shumë shoqërive.

Erdoğan: Ata që vendosin në paranteza të veçanta, sipas tyre, gjenocidin hebre që ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, tani i kanë vendosur muslimanët në shënjestër.

Erdoğan: Është e nevojshme që të gjitha shoqëritë dhe vendet e ekspozuara ndaj këtij kërcënimi (Islamofobisë) të formojnë një rrjet komunikimi të fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

Erdoğan: Ne duhet t’i tregojmë secilit prej mbi 7.5 miliardë njerëzve në botë se armiqësia ndaj Islamit është një kërcënim global e jo Islami.

Erdoğan: Atëherë kur bota islame do të vendos unitetin mes tyre, lufta kundër armiqësisë ndaj Islamit do të arrijë rezultat për një kohë të shkurtër.

Kategoritë
BotaLajme