Erdogan: Synimi ynë është që Turqia të jetë në mesin e 10 ekonomive më të mëdha në botë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se synimi i tyre është ta çojnë Turqinë në mesin e 10 ekonomive më të mëdha në botë.

Presidenti Erdogan foli në takimin ku u takua me ekonomistët dhe akademikët turq në zyrën presidenciale në Dolmabahçe të Stambollit.

Duke theksuar se për herë të parë Turqia ka përjetuar një proces zhvillimi të pandërprerë prej rreth 20 vitesh gjatë qeverisjes së tyre, Erdogan tha se arritën të plotësojnë ndjeshëm infrastrukturën e nevojshme për të bërë lëvizjen e madhe ekonomike.

Ai tha se në vitin 2002, kur ata erdhën në pushtet, borxhi i vendit ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ishte 23.5 miliardë dollarë dhe se ata e shlyen këtë borxh në maj të vitit 2013. Erdogan tha: “Tani ne nuk i kemi borxh FMN-së dhe as nuk kemi ndonjë kontakt me FMN-në”.

Duke theksuar se me rimëkëmbjen e ekonomisë, rezerva valutore në Bankën Qendrore është mbi 115 miliardë dollarë, ai tha: “Me këtë ritëm (rezervat) do të jenë në një pozitë shumë më të mirë. Synimi ynë është ta çojmë vendin tonë në mesin e 10 ekonomive më të mëdha në botë.”

“Kur të vendosim ekuilibrin në pjesën e financave në një kohë të shkurtër, me muajt e ardhshëm të verës, do të jemi dëshmitarë se vendi ynë ka hyrë në një klimë krejtësisht të ndryshme ekonomike”, u shpreh Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Kategoritë
BotaLajme