Erdogan takohet me tifozët në Baku përpara ndeshjes Turqi-Uells

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan është takuar me tifozët turq në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, ku ata kanë shkuar për të ndjekur ndeshjen Turqi-Uells që zhvillohet sot në kuadër të Euro 2020.

Qytetarët turq e mbledhur para hotelit ku po qëndron Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), brohoritën “Turqi, Turqi” dhe hapën një flamur të madh turk.

Presidenti Erdoan i përshëndeti tifozët nga ballkoni i hotelit.

Para se të largohej nga hoteli i tij për të vazhduar kontaktet si pjesë e programit të vizitës së tij në Azerbajxhan, Presidenti Erdoan bashkëbisedoi me mbështetësit e kombëtares turke dhe bëri fotografi me ata.

Në ndeshjen e 2-të të Grupit A të Euro 2020 Turqia do të përballet sonte me Uellsin.

Arbitri portugez Artur Dias do ta fillojë ndeshjen në orën 18:00 në stadiumin olimpik të Bakusë. Përballja do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin e “TRT1”.

Ndeshja tjetër e Grupit A do të jetë midis Zvicrës dhe Italisë në Stadiumin Olimpik në Romë në orën 21:00.

Deri tani në grup kryeson Italia me 3 pikë, ndërsa Uellsi dhe Zvicra ndajnë vendin e 2-të dhe të 3-të me nga një pikë secili. Turqia, e cila ende nuk ka pikë, është në vendin e 4-ët në grup.

Në stadiumin olimpik të Bakusë kombëtarja turke do të luajë ndeshjen e fundit të grupit, ku do të përballet me Zvicrën, në 20 qershor, ora 18.00.

 

 

Kategoritë
BotaLajme