Erdogan takohet me Xhaferoviç, Dodik dhe Petkov

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalie, vazhdon takimet dypalëshe.

Në ditën e dytë të Forumit, Presidenti Erdogan u takua me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç dhe Milorad Dodik.

Erdogan më vonë priti kryeministrin bullgar, Kiril Petkov.

Në pritje ishin të pranishëm edhe Zv/Presidenti Fuat Oktay, Drejtori i Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Hakan Fidan dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Omer Çelik.

Takimet u zhvilluan në hotelin ku ndodhet Erdogani në Antalie, pa praninë e medias.

Kategoritë
BotaLajme