Erdoğan takon kryeministrin holandez në kuadër të Samitit të G20

Takimi me dyer të mbyllura për median në Qendrën e Kongresit Nuvola ku mbahet samiti mes Erdoğan dhe Rutte zgjati 30 minuta

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të takimeve në Samitin e Liderëve të G20 u takua me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi me dyer të mbyllura për median në Qendrën e Kongresit Nuvola ku mbahet samiti mes Erdoğan dhe Rutte zgjati 30 minuta.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Lütfi Elvan, shefi i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Zyrës së presidentit turk Ibrahim Kalin, zëdhënësi dhe zv.kryetari i përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Ömer Çelik si dhe zv.kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Efkan Ala.

Kategoritë
BotaLajme