Erdogan: Turqia do t’i vërë shenjën shekullit të 21-të

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha të mërkurën se Turqia dhe kombi turk do t’i vendosin shenjën shekullit të 21-të me arritjet e tyre.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha të mërkurën se Turqia dhe kombi turk do t’i vendosin shenjën shekullit të 21-të me arritjet e tyre.

Këtë Presidenti Erdoan e tha në fjalën drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e ndarjes së Medaljes Shtetërore të Lavdërimit, organizuar të mërkurën në Pallatin Çankaya në kryeqytetin Ankara.

Sot në të gjithë vendin tonë janë ndarë 376 Medalje Shtetërore Lavdërimi  për familjarët e dëshmorëve dhe veteranëve, tha udhëheqësi turk.

“Si President i Turqisë dhe Komandant i Përgjithshëm (i Forcave të Armatosura), dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjithë dëshmorët dhe veteranët tanë në praninë e vëllezërve e motrave të mia që gjenden këtu”, tha ai.

Duke theksuar se Turqia ka pothuajse 40 vjet që lufton kundër terrorizmit, i cili cenon ekzistencën e atdheut dhe paqen e njerëzve, Erdoani tha se mijëra njerëz kanë dhënë jetën e tyre nga të gjitha grupet e shoqërisë, duke filluar që nga pjesëtarët e forcave të rendit e deri te qytetarët civilë.

“Ne kemi filluar të shohim rezultatet e të gjitha vuajtjeve që kemi kaluar në luftën tonë kundër terrorizmit. Vendi ynë po arrin suksese të rëndësishme në këtë luftë kundër të gjitha formave të terrorizmit”, u shpreh Erdoan.

“Ne po i shkatërrojmë një e nga një strofkat e terroristëve, pavarësisht se ku janë ata. Për gjakun e derdhur të dëshmorëve tanë gjithmonë kemi marrë hak dhe këtë do ta bëjmë gjithmonë. Me dronët tanë të armatosur (SIHA) ne nuk i lëmë të marrin frymë baronët e terrorit në Irak dhe Siri. Shpresoj se Turqia dhe kombi turk do t’i vendosin shenjën shekullit të 21-të”, siguroi presidenti Erdoan.

Kategoritë
BotaLajme