Erdoğan: Turqia shënoi rritje rekorde të eksporteve në vitin 2021

Erdoğan, në një konferencë për media në Stamboll, shpalli shifrat e tregtisë së jashtme për vitin 2021.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi se vendi i tij shënoi rritje rekorde të eksporteve në vitin 2021, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, në një konferencë për media në Stamboll, shpalli shifrat e tregtisë së jashtme për vitin 2021.

Duke folur për eksportet e Turqisë, ai tha: “Eksportet tona totale për vitin 2021 shënuan rritje me 32,9 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur 225 miliardë e 368 milionë dollarë. Ky është një rekord”.

“Në vitin 2021, ne e rritëm në 496,7 miliardë dollarë vëllimin tonë të tregtisë së jashtme, i cili ishte vetëm 87,6 miliardë dollarë në vitin 2002”, shtoi ai.

Edhe pse pandemia filloi si një krizë shëndetësie, ai tha se më pas ka ndikuar negativisht në të gjithë fushat e jetës, duke filluar prej në ekonomi deri në turizëm, prej arsimit deri në marrëdhëniet njerëzore.

“Ekonomia e Turqisë nga tetori i vitit 2021 ka krijuar 2 milionë vende pune shtesë në krahasim me periudhën para pandemisë”, thekoi Erdoğan.

Presidenti turk tha se Turqia për herë të parë është bërë një vend që menaxhon krizat dhe madje i kthen ato në mundësi, në vend që të shtypet prej tyre.

Në lidhje me rritjen e eksportit, ai tha se Turqia më së shumti rritje të eksportit ka shënuar me Amerikën.

“Eksporti ynë shënoi rritje prej 86,6 për qind në Amerikën e Jugut, 29 për qind në shtetet evropiane jashtë BE-së, 22,6 për qind në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, 44,8 për qind në Afrikën e Veriut”, tha ai, duke shtuar:

“Ne aktualisht jemi duke konkurruar me botën. Jemi në një garë globalisht. Në 11 nga 12 muajt e fundit kemi thyer rekorde të eksportit”.

Erdoğan shpalli edhe synimin e eksportit për vitin 2022.

“Po rishikojmë synimin tonë për vitin 2022, me 250 miliardë dollarë”, tha Erdoğan.

Ndërkaq, ai theksoi se çdo ditë janë duke e rritur numrin e vendeve që zhvillojnë tregti me lirën turke.

Kategoritë
BotaLajme