Erdogan: Turqia ua ka dhënë grave të drejtën e votës dhe zgjedhjes para shumë vendeve evropiane

Presidenti Erdogan ka publikuar një videomesazh me rastin e 87-vjetorit të fitimit të së drejtës së votës dhe zgjedhjes nga gruaja turke.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se Turqia ua ka dhënë grave, të cilat shkruan epope gjatë luftën çlirimtare (1919-1922), të drejtën për të votuar dhe për t’u zgjedhur më përpara se shumë vendeve evropiane.

Këtë udhëheqësi turk e tha në një videomesazh që publikoi sot me rastin e 87-vjetorit të fitimit të të drejtës së votës dhe zgjedhjes nga gratë turke.

“Fakti që gratë tona e kanë pasur këtë mundësi shumë kohë më parë se homologet e tyre në Evropë, është një tregues i rëndësishëm që reflekton këndvështrimin e popullit tonë ndaj gruas”,- shprehet Erdoan.

“Gazi Mustafa Kemal Ataturku paraqiti një vizion të madh duke u dhënë grave të drejtën për të votuar dhe për t’u zgjedhur në vitin 1934 dhe se gratë i ushtrojnë këto të drejta më lirshëm gjatë qeverisjes së vendit nga ne (AK Parti) në 19 vitet e fundit”,- shtoi ai.

“Ne po punojmë për t’u dhënë grave tona të drejtat dhe liritë e tyre, pa bërë asnjë dallim. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesin gratë në përpjekjen e tyre për të drejta dhe drejtësi”,- e përfundon mesazhin e tij Presidenti Erdoan.

Kategoritë
BotaLajme