Erdoğan: Uji “vlera më strategjike” e shekullit të ardhshëm

“Mbrojtja e burimeve ujore para shterimit të tyre, përdorimi i tyre në mënyrë efikase dhe menaxhimi i duhur i tyre tani është një domosdoshmëri dhe jo një zgjedhje”, tha presidenti Erdoğan

Duke e quajtur ujin “vlerën më strategjike” të shekullit të ardhshëm, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se presioni mbi burimet ujore është rritur çdo vit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan u adresua në Këshillin e Parë të Ujit, ku mori pjesë përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Ai theksoi rëndësinë e burimeve ujore dhe përpjekjet e Turqisë në këtë drejtim.

“Mbrojtja e burimeve ujore para shterimit të tyre, përdorimi i tyre në mënyrë efikase dhe menaxhimi i duhur i tyre, tani është një domosdoshmëri dhe jo një zgjedhje”, tha presidenti Erdoğan.

Kategoritë
BotaLajme