Erdogan: Ura e Çanakalasë, vula e Turqisë në histori

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e urës së Çanakalasë, e cila do të përurohet sot.

“Simboli i fitores sonë në Çanakkale, vula e Turqisë në histori”, ka shkruar presidenti turk në mesazhin që shoqëron videon, e cila tregon procesin e ndërtimit të urës “Çanakala 1915”.

Ura përshkruhet si “një gjerdan që zbukuron ngushticën e Çanakalasë (Dardanelet).”

Ura e re redukton distancën ndërmjet dy skajeve të “Ngushticës së Çanakalasë” (Dardaneleve) në vetëm 6 minuta.

Ura arrin kulmin në 318 metra dhe simbolizon datën 18 mars 1915 (dita e Fitores së Betejës së Çanakalasë).

Më 18 mars të çdo viti Turqia përkujton përvjetorin e fitores së Perandorisë Osmane në Betejat e Çanakalasë kundër aleatëve, kur forcat britanike, franceze, të Zelandës së Re dhe australiane u përpoqën të pushtonin Stambollin, kryeqytetin e Perandorisë Osmane në atë kohë, por që dështuan në përpjekjet e tyre.

Beteja e zhvilluar në vendin e quajtur “Galipoli”, në provincën e sotme të Çanakalasë, shënoi një pikë kthese për turqit, pasi ata mundën forcat aleate gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918).

Kategoritë
BotaLajme