Erdoğan uron 23 prillin – Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve

“Në prani të bijve tanë këtu uroj 23 prillin – Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve për të gjithë fëmijët e popullit tonë”, tha presidenti Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë një programi të mbajtur në Stamboll ka uruar 23 prillin – Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në prani të bijve tanë këtu uroj 23 prillin – Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Festën e Fëmijëve për të gjithë fëmijët e popullit tonë. Me përqafime për secilin prej fëmijë tanë”, tha Erdoğan gjatë një fjalimi në programin ‘23 prilli festa e fëmijëve TRT‘ të organizuar në Parkun Popullor Başakşehir në Stamboll.

Duke tërhequr vëmendjen mbi zhvillimet në gjeografitë e afërta dhe se po përjetojnë trishtim të thellë për fëmijët në këto rajone, Erdoğan deklaroi:

“Në jugun tonë vazhdon ende një tragjedi në të cilën dhjetëra mijëra fëmijë humbën jetën, qindra mijëra fëmijë mbetën jetimë dhe dhjetëra mijëra fëmijë u zhdukën në mbarë botën, veçanërisht në Evropë. Ne ndjekim me shqetësim se lufta, e cila ka përfunduar muajin e dytë në veriun tonë, vazhdon duke paraqitur rezultate të dhimbshme. Në momente të tilla besoj se kemi nevojë më shumë se kurrë për dashurinë e pastër në zemrat e fëmijëve, buzëqeshjen, gëzimin dhe prekjen e tyre, që na e bëjnë jetën të bukur”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Fëmijët janë burimi më i rëndësishëm i motivimit të përpjekjeve tona për t’i dhënë fund luftërave, për t’i dhënë fund krizave dhe për të zgjeruar klimën e sigurisë dhe paqes. Veshët e fëmijëve nuk duhet të kumbojnë nga tingujt e bombave, por nga zërat gazmorë të bashkëmoshatarëve, si këtu. Zemrat e fëmijëve nuk duhet të rrahin nga ankthi, por nga dashuria, entuziazmi dhe shpresa”, tha Erdoğan.

Më tej presidenti Erdoğan tha se “Fëmijët duhet të flenë në përqafimin e paqes, jo në kthetrat e frikës. Ky besim, kjo ëndërr qëndronte pas dhuratës që iu bë fëmijëve tanë për 23 prill e cila është edhe datës së hapjes së Asamblesë së Madhe Kombëtare të mbledhur në Ankara dhe cila është pika më kritike e kthesës së Luftës sonë Kombëtare. Në të njëjtën mënyrë, kjo qasje është arsyeja pse ne pothuajse duke u dridhur mbrojmë dhe vëzhgojmë të gjithë ata që strehohen në vendin tonë, por veçanërisht fëmijët”.

Erdoğan në fjalën e tij ka dhënë dhe rekomandime për fëmijët duke thënë: “Ju fëmijët e sotëm, kur nesër të keni fjalën, ndikimin dhe autoritetin në fusha të ndryshme të jetës mos iu nënshtroni kurrë të kohës. Mbroni dhe kujdesuni për familjen, miqtë dhe shokët tuaj. Përdorni mundësitë e teknologjisë por kurrë mos u bëni peng i saj. Mësoni patjetër atë që ju mësohet në shkollë por mos u mjaftoni vetëm me atë. Jeta është mësuesi më i mirë. Kurrë mos i humbisni lidhjet me jetën”.

Pas fjalimit presidenti Erdoğan edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan dolën në fotografi të përbashkët me anëtarët e Korit Polifonik të Fëmijëve të Radios së Stambollit.

Më pas çifti Erdoğan shoqëruan këngën “23 prilli” të kënduar nga fëmijët të cilëve iu shpërndanë edhe dhurata.

Kategoritë
BotaLajme