Erdoğan uron 568-vjetorin e çlirimit të Stambollit

“Ju uroj 568-vjetorin e çlirimit të Stambollit që është një prej fitoreve më të lavdishme të historisë tonë”, tha presidenti Erdoğan në urimin e tij

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka uruar 568-vjetorin e çlirimit të Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Erdoğan tha: “Ju uroj 568-vjetorin e çlirimit të Stambollit që është një prej fitoreve më të lavdishme të historisë tonë. Përkujtoj me nder dhe i mëshiruar të jetë Fatih Sulltan Mehmet-i dhe ushtria e tij të cilët i shtuan trashëgimisë tonë të civilizimit këtë qytet unik, i denjë për lavdërim nga pejgamberi ynë”.

Në postimin e Erdoğanit krahas pamjes nga Xhamia e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) u paraqit edhe hadithi i Profetit Muhammed se “Stambolli patjetër do të çlirohet, komandanti që do ta çlirojë atë sa komandant i mirë është, ajo ushtri sa ushtri e mirë është”.

Kategoritë
BotaLajme