Erdogan vazhdon takimet dypalëshe në Antalie

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalie, u takua me Presidentin e Guineja-Bissau, Umaro Sissoco Embalo.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalie, u takua me Presidentin e Guineja-Bissau, Umaro Sissoco Embalo, më pas priti Presidentin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) Neçirvan Barzani dhe u takua veçmas me Presidentin e Nigerit Mohamed Bazoum dhe Presidentin e Sierra-Leone Julius Maada Bio.

Të premten ai ishte takuar edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ndërsa sot më herë u takua me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç dhe Milorad Dodik.

Erdogan më vonë priti kryeministrin bullgar, Kiril Petkov.

Në pritje ishin të pranishëm edhe Zv/Presidenti Fuat Oktay, Drejtori i Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Hakan Fidan dhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Omer Çelik.

Kategoritë
BotaLajme