Erdoğan: Vendosmëria dhe përgjegjësitë e NATO-s u rritën në ruajtjen e stabilitetit global

“NATO duhet të zë rol aktiv kur çadra e sigurisë së aleancës është e nevojshme nga Mesdheu në Detin e Zi, nga Evropa në Azi”, tha presidenti Erdoğan pas samitit të NATO-s të mbajtur në Bruksel

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendosmëria dhe përgjegjësitë e NATO-s u rritën në ruajtjen e stabilitetit global, raporton Anadolu Agency (AA).

“NATO duhet të zë rol aktiv kur çadra e sigurisë së aleancës është e nevojshme nga Mesdheu në Detin e Zi, nga Evropa në Azi”, tha presidenti Erdoğan pas samitit të NATO-s të mbajtur në Bruksel.

Ai po ashtu theksoi se Turqia shprehu qartë se duhet t’i jepet fund mbështetjes së dhënë për grupin terrorist PYD/PKK.

“Turqia shprehu shpresë se të gjithë aleatët e NATO-s do të tregojnë solidaritet të plotë me vendin duke lënë mënjanë llogaritjet e cekëta politike”, u shpreh ai.

Duke folur mbi marrëdhëniet e vendit të tij dhe SHBA-së, Erdoğan tha se dy vendet u pajtuan të përdorin “kanale të drejtpërdrejta të dialogut në mënyrë efektive dhe të rregullt, duke iu përshtatur dy aleatëve dhe partnerëve strategjikë”.

Kategoritë
BotaLajme