Erdogani bisedon në telefon me Putinin, i mëshon rëndësisë së procesit të Stambollit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan përsëriti sot propozimin e tij drejtuar homologut rus, Vladimir Putin, për ta ngritur në nivel liderësh procesin e Stambollit, i cili është një prag shumë i rëndësishëm në negociatat ndërmjet Moskës dhe Kievit.

Kreu i shtetit turk zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës nëpërmjet një deklarate të shkruar, gjatë telefonatës Erdogan-Putin u diskutuan zhvillimet e fundit në luftën ruso-ukrainase që vazhdon prej 24 shkurtit (2022), si dhe marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Udhëheqësi turk potencoi se vazhdimi i momentit pozitiv të siguruar në bisedimet e Stambollit për të hapur rrugën drejt paqes është në interesin e të gjithëve.

Pasi vuri theksin mbi rëndësinë e armëpushimit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, operimit efektiv me korridoret humanitare dhe evakuimit të sigurt, Erdogani shprehu gatishmërinë e Turqisë për të vazhduar çdo përpjekje të mundshme për ta ndalur këtë ecuri të dëmshme për të gjithë dhe për të vendosur një paqe të qëndrueshme.

Mes të tjerash, presidenti turk i përsëriti homologut rus edhe propozimin e tij për ta ngritur në nivel liderësh procesin e Stambollit, i cili është një prag shumë i rëndësishëm në negociatat ndërmjet Moskës dhe Kievit.

Kategoritë
BotaLajme