Erërat e forta marrin para çdo gjë në Stamboll, katër të vdekur dhe 19 të plagosur (Video)

Katër persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur sot në Stamboll si pasojë e erërave të fuqishme që kanë përfshirë vendin.  Lajmi është bërë me dije nga autoritetet shtetërore në një deklaratë për mediat.

“Katër persona duke përfshirë edhe një të huaj kanë ndërruar jetë dhe 19 nga bashkëqytetarët tanë janë plagosur. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë”, thuhet në deklaratë ku citohet një raport i agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore.

Në pamjet e publikuara në agjencinë e lajmeve turke “DHA” duken dy burra dhe një karrocë fëmijës nën rrënojat e një kantieri që të japin idenë sikur ka ndodhur ndonjë shpërthim.

Imazhe të tjera të publikuara në rrjetet sociale dhe të transmetuara në mediat turke kanë treguar dëme të mëdha të shkaktuara nga erërat e forta, një kamion duket i përmbysur në rrugë ndërsa disa çati shtëpish janë zhvendosur tutje.  Transporti detar u pezullua në Bosfor ndërkohë që 5 avionë që do të uleshin në Stamboll devijuan në Ankara dhe Izmir.

Kategoritë
BotaLajme