Eric Cantona mbështet fushatën për Palestinën

Ish-lojtari i kombëtares franceze të futbollit mbështeti fushatën e grumbullimit të ndihmës humanitare për Gazën.

Ish lojtari i kombëtares franceze dhe ylli i futbollit Eric Cantona mbështeti fushatën për Palestinën, e cila ditët e fundit është në shënjestër të sulmeve brutale izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ish-golashënuesi i Manchester United-it në rrjetin social Instagram publikoi fotografinë e tij me një fanellë me mbishkrimin “Hoping for Palestine” (Duke shpresuar për Palestinën), ndërkaq, këto janë fanella që OJQ-të shesin në kuadër të fushatës për mbështetje të Palestinës.

Në fotografi gjithashtu shihet dhe bashkëshortja e Cantona-s, Rachida Brakni, e cila njoftoi se Fondacioni për Palestinën mbledh ndihma humanitare për Gazën.

Forcat izraelite nga 10 maji kryejnë sulme të ashpra në Rripin e Gazës të bllokuar. Deri më tani në këto sulme jetën kanë humbur 139 palestinezë, në mesin e të cilëve 39 fëmijë dhe 22 gra, ndërsa janë plagosur 950 të tjerë.

Kategoritë
BotaLajme