Eriksen jep mesazhin e parë publik nga spitali: Dua të kuptoj çfarë ndodhi, jam gati për tu rikthyer në stërvitje

Christian Eriksen është emri më i përfolur në botën e futbollit në ditët e fundit.

Mesfushori danez pësoi një arrest kardiak në ndeshjen ndaj Finlandës që bëri të përlotën gjithë tifozët e futbollit.

Por danezi nuk u dorëzua në asnjë moment dhe luftoi me gjitha forcat për t’iu shmangur më të keqes.

Ai i ka dërguar një mesazh përmes agjentit të tij në të përditshmen italiane Gazzetta dello Sport.

“Faleminderit, unë nuk dorëzohem. Ndihem më mirë tani, por fillimisht dua të kuptoj se çfarë ka ndodhur”.

“Unë dua t’iu them faleminderit të gjithëve se çka keni bërë për mua”, ishin fjalët e Erikseni.

Mesfushori danez iu ka dërguar edhe një video mesazh shokëve të ekipit kombëtar, ku i ka konfirmuar se është i gatshëm të rikthehet në stërvitje.

“Si jeni? E ndjej se jeni më keq se unë. Unë nuk do të dorëzohem, jam gati për tu stërvitur. Tani ndihem më mirë”, ishte mesazhi i Eriksen drejt shokëve të ekipit.

Kategoritë
Sport