Eriksen rikthehet duke shënuar gol në stadiumin në të cilin pësoi sulm në zemër

Mesfushori luajti si kapiten i ekipit dhe kontribuoi në fitoren 3-0 të Danimarkës ndaj Serbisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin Parken në Kopenhagë.

Mesfushori danez Christian Eriksen shënoi në rikthimin e tij emocional në stadiumin Parken, ku pësoi një sulm në zemër gjatë një ndeshjeje të Kampionatit Evropian në qershor të vitit 2021.

Mesfushori luajti si kapiten i ekipit dhe kontribuoi në fitoren 3-0 të Danimarkës ndaj Serbisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar mbrëmë.

Lojtari 30-vjeçar shënoi golin e dytë në dy ndeshje që nga rikthimi në kombëtaren daneze.

Eriksen pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes në EURO 2020 kundër Finlandës në stadiumin Parken të Kopenhagës më 12 qershor.

Ai iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dhe doli nga spitali më 18 qershor.

Eriksen nuk kishte paraqitje për ekipin e tij të atëhershëm, Interin, si dhe për kombëtaren daneze për disa muaj përpara se t’i bashkohej skuadrës angleze të Premierligës Brentford në një transferim të lirë gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Kategoritë
Sport