Eroll Salihu: Ersun Yanal ishte kandidat për ta marrë postin e përzgjedhësit të Kosovës

Ish sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ka deklaruar që kanë qenë në bisedime me Ersun Yanal, që 60 vjeçari të marrë postin e selektorit të Kosovës.

‘Ka shumë trajner që munden me e marrë postin e trajnerit, unë e njoh edhe një trajner i cili ka qenë Fenerbahçe pra është fjala për Ersun Yanal me të kemi qenë në bisedime’ tha Salihu.

Kur jemi të Ersun Yanal, 60 vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi ka drejtuar top klubet turke dhe në vitin 2013-14 ka arritur edhe të fitojë titullin e kampionit në Turqi me Fenerbahçen.

Përndryshe Yanal është me prejardhje nga Kosova.

Kategoritë
Sport