ESNAF: Duhet të Ndërmirren Hapat Konkrete Kundër Strukturës së Organizatës Terroriste FETO në Vendin Tonë

Shoqata Tregtare e njohur si ESNAF, nëpërmjet një reagimi publik, ka bërë thirrje për më shumë vëmendje, siç thuhet “nga struktura” e organizatës FETO

Ky është reagimi i plotë:

Si Shoqatë e Biznismenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” parimi jonë kryesor gjithmon ka qenë kontribuimi në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Prioriteti jonë është që kjo të realizohet përmes zhvillimit të bashkëpunimit me shtetet që e kanë pranuar Kosovën, që i respektojnë raportet miqësore dhe familjare dhe që e mbështesin pranimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.   Kur flitet për shtetet mike të Kosovës, Republika e Turqisë është i pari shtet që vjen në mend. Fakti që në Turqi jeton një numër i madh i Kosovarëve dhe që Turqia është ndër shteteve të para që gjithmon e kanë mbështetur Kosovën, vetvetiu kërkon që raportet midis këtyre dy shteteve të jenë në nivelin më të lartë.   Mirëpo, ne si Shoqata ESNAF jemi të mendimit se viteve të fundit raportet me Turqinë nuk janë në nivelin e pritur dhe të dëshiruar, sidomos në fushën e ekonomisë dhe se shkaku kryesor për këtë është vazhdimi i pranisë së strukturave të FETO-së në Kosovë.     Siç jeni në dijeni edhe ju para 5 viteve, me datën 15 korrik 2016, Republika e Turqisë ka qenë subjekt i një përpjekjeje të një grusht shteti tradhëtues, organizuar nga ana e organizatës Terroriste FETO. Që nga ajo datë, Turqia është duke e vazhduar luftën me këtë organizatë tradhtare në vend dhe jashtë vendit.      Jo vetëm se është e rëndësishme që t’i përgjigjet mbështetjes së Turqisë për Kosovën si dhe raportet të ngriten në një nivel më të lartë, por edhe duke marrë parasysh se kjo strukturë e rrezikshme dhe e ndyrë paraqet rrezik edhe për sigurinë e vendit tonë, besojmë se duhet të ndërmerren hapa konkrete kundër strukturave të organizatës terroriste FETO në këtë vend.   Ne kemi besim të plotë se masat që do të ndërmerren kundër kësaj organizate terroriste nga ana e Kosovës do të jenë kontribut të çmuar për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë, poashtu do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit duke i përforcuar raportet me Turqinë.   Gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se këtë kërkesë ia kemi përcjellë Presidentes dhe Kryeministrit.   Me këtë rast, në 5 vjetorin e tentativës të puqit të kryer nga organizata terroriste FETO, përkujtojmë me respekt heronjtë, dëshmorët e demokracisë dhe veteranët që vrapuan pa frikë në martirizim për atdheun e tyre.    Në manifestimin e datës së “15 Korrikut si Ditë e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, ne si Shoqatë ESNAF, dëshirojmë të theksojmë se qëndrojmë pranë vendit mik Turk si dhe mallkojmë të gjitha organizatat terroriste që cenojnë popullin dhe shtetin mik të republikes së Turqisë.

Kategoritë
LajmeVendi