Euro 2020: Dy gola për tre minuta, Holanda e Austria e nisin me vrull (Video)

Christoph Baumgartner ka befasuar shumë shpejt Ukrainën dhe i ka dhënë epërsinë skuadrës së Austrisë.

Një gol që përkthehet në kuaklifikim për Austrinë, që merr vendin e dytë në grup. Baumgartner realizoi në minutën e 21-të, pas një goditjeje këndi.

 

Tre minuta më pas shënoi edhe skuadrës e Holandës, që ndëshkoi Maqedoninë e Veriut që e kishte nisur mirë ndeshjen.

Memphis Depay, i zyrtarizuar një ditë më parë te Barcelona, e dërgoi topin në rrjetë.

Kategoritë
Sport