EURO 2020, Maqedonia e Veriut mposhtet nga Ukraina

Në pjesën e parë, ukrainasit kaluan në epërsi me golat e Andriy Yarmolenko-s në minutën e 29-të dhe Roman Yaremchuk-ut në minutën e 34-t, kurse Ezgjan Alioski shënoi për skuadrën e Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut humbi me rezultatin 2:1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian (EURO 2020) në Bukuresht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në pjesën e parë, ukrainasit kaluan në epërsi me golat e Andriy Yarmolenko-s në minutën e 29-të dhe Roman Yaremchuk-ut në minutën e 34-t, kurse Ezgjan Alioski shënoi për skuadrën e Maqedonisë së Veriut në minutën e 57-të pasi portieri ukrainas mbrojti goditjen nga penalltia dhe Alioski arriti të vendos topin në rrjetë në përpjekjen e dytë.

Para fundit të ndeshjes, në minutën e 84-t, ukrainasit humbën një penallti. Portieri Stole Dimitrievski mbrojti goditjen e Ruslan Malinovskit, por ekipi kombëtar i Maqedonisë së Veriut nuk arriti të barazojë rezultatin deri në fund të ndeshjes.

Në raundin e parë të Grupit C, Maqedonia e Veriut humbi nga Austria me rezultatin 3:1. Lojtarët e përzgjedhur të trajnerit Igor Angellovski në raundin e fundit të fazës së grupeve do të luajnë kundër Holandës më 21 qershor në qytetin e Amsterdamit.

Sonte, në ndeshjen tjetër të Grupit C luajnë Holanda dhe Austria.

Kategoritë
LajmeRajoni