“EURO 2020”, të shtunën fillojnë ndeshjet e 1/8 së finales

Italia, Belgjika, Holanda, Anglia, Suedia, Franca, Uellsi, Danimarka, Austria, Kroacia, Spanja, Gjermania, Çekia, Zvicra, Portugalia dhe Ukraina do të luajnë në 1/8 e finales.

Pasi ndeshjet e fazës së grupeve në Kampionatin e 16-të Evropian të Futbollit (EURO 2020) përfunduan, është caktuar faza e 1/8 së finales, transmeton Anadolu Agency (AA).

Italia, Belgjika, Holanda, Anglia, Suedia dhe Franca si liderë në grupet e tyre; Uellsi, Danimarka, Austria, Kroacia, Spanja dhe Gjermania në vendet e dyta; ndërsa Çekia, Zvicra, Portugalia dhe Ukraina janë 4 ekipet e treta më të mira të kualifikuar.

Programi i 1/8 së finales është si në vijim:

26 qershor (ora 18:00) Uells – Danimarkë (Johan Cruyff Arena – Amsterdam)

26 qershor (ora 21:00) Itali – Austri (Stadiumi Wembley – Londër)

27 qershor (ora 18:00) Holandë – Çeki (Puskas Arena – Budapest)

27 qershor (ora 21:00) Belgjikë – Portugali (Stadiumi La Cartuja – Sevilla)

28 qershor (ora 18:00) Kroaci – Spanjë (Stadiumi Parken – Kopenhagë)

28 qershor (ora 21:00) Francë – Zvicër (Arena Kombëtare – Bukuresht)

29 qershor (ora 18:00) Angli – Gjermani (Stadiumi Wembley – Londër)

29 qershor (ora 21:00) Suedi – Ukrainë (Hampden Park – Glasgow)

Kategoritë
Sport