Eurodeputeti gjerman: BE-ja ta mbajë premtimin për vizat, përfshirja e grave në dialog e domosdoshme

Eurodeputeti gjerman, Romeo Franz tha se urgjentisht procesi i dialogut duhet të shkoj përpara, derisa ka shtuar se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri më tani.

Por që, Franz tha se BE-ja duhet ta përmbush premtimin për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri pas takimit të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, BE-Kosovë, duke kërkuar përfshirjen e grave në dialog.

“Ne jemi pranë kosovarëve edhe për kemi dallime në arritjen e qëllimeve mirëpo ne jemi pranë jush. Nuk ka rrugë tjetër për asnjërën palë. Procesi i dialogut në mënyrë urgjente duhet të ecë përpara. Duke ecur përpara, nënkuptohet që duhet shikuar drejt të ardhmes. Kjo nënkupton gjithashtu se duhet marrë parasysh të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash dhe të zbatohen ato. Pozicioni i BE-së është tepër i qartë në këtë pikë. Pa pasur progres në dialog, perspektiva evropiane për Kosovën dhe për Serbinë, do të mbetet vetëm një perspektivë. Për më tepër, jemi të bindur që përfshirja e grave në procesin e dialogut është një mjet kryesor dhe kyç për suksesin e tij… Ne besojmë që qeveria do të përfshihet në mënyrë konstruktive në punën me opozitën që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë sa më shpejt që kjo të jetë e mundur”, tha ai.

“Ne po luftojmë që Kosova ta ketë liberalizimin e vizave”, tha ai para gazetarëve.

Deputetja e VV-së Mimoza Kusari-Lila tha se dialogu duhet të qojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve.

Kusari-Lila ka kërkuar që liberalizimi i vizave të mbetet i ndarë me atë të zbatimit të MSA-së, raporton EO.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja bashkëpunimi rajonal, energjia kalimi në një ekonomi të gjelbër, sundimi i ligjit duke përfshirë luftën ndaj korrupsionit, situata e komunitetit RAE”.

“Në pjesën e marrëveshjes së MSA-së duhet intensifikuar përpjekjet tona si Kosovë për të arritur synimet në kuadër të pikave që janë të përfshira në marrëveshje. Kemi pasur një periudhë kohore të mbushur me zgjedhje, në dy vitet e fundit kemi pasur dy palë zgjedhje parlamentare, të cilat natyrisht se reflektojnë në ngecjet e kohë pas kohëshme. Megjithatë, tashmë është shprehur konfirmimi prej të dy palëve, në një përshpejtim të agjendës, por edhe të gjitha pikave që janë në MSA. Me theksin e veçantë, që procesin e liberlaizimit ta mbajmë të ndarë për arsye se konsiderojmë që padrejtësisht është ngarkuar pesha tek institucionet dhe qytetarët e Republikës, duke mos u liberalizuar përkundër që janë plotësuar kriteret vite më parë”, tha ajo

Kategoritë
LajmeVendi