Eurovision 2021: Si do të veprohet për një garë të sigurt nga Covid-19?

“Eurovision 2021” – është një nga ngjarjet e profilit të lartë të zhvilluara deri më tani në një periudhë pandemie, duke paraqitur një sfidë që duhet të balancojë sigurinë publike me dëshirën për argëtim.

Një shfaqje e plotë u përjashtua në fillim të këtij viti por ‘anulimi përsëri nuk ishte kurrë një konsideratë’, sipas Martin Osterdahl, mbikëqyrësit ekzekutiv të “Eurovision”.

“E gjitha është një pjesë e kthimit në normalitet. Ne gjithmonë kemi thënë pa marrë parasysh se çfarë ndodh me pandeminë, ne do të kemi një garë këngësh”.

Skena e “Eurovision 2021”

Nga 39 vendet që janë pjesëmarrëse, 26 kanë ri-përzgjedhur këngët e vitit 2020.

Shumë nga vendet kanë udhëtuar për në Rotterdam dhe po ndjekin udhëzime të rrepta për të shmangur një shpërthim të COVID-19.

“Unë dhe ekipi im testojmë njëri-tjetrin çdo ditë”, thotë përfaqësuesja e Greqisë, Stefania.

“Eurovision 2021”

“Ne jemi vërtet të kujdesshëm me njëri-tjetrin. Të gjithë mbajnë distancën dhe respektojnë zgjedhjet e njëri-tjetrit. Unë nuk përqafoj askënd”.

E njëjta gjë vlen edhe për Vasilin, që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, i cili ka qëndruar plotësisht larg njerëzve.

Në vendin e ngjarjes, Ahoy Arena të Roterdamit, kontrollet janë të vendosura dhe të gjithë në vend duhet të testohen çdo 48 orë.

Këto protokolle sigurie u vunë në funksion kur një anëtar i pranishëm rezultoi pozitiv në coronavirus. Më pas, pjesa tjetër e ekipit të tyre duhej të karantinoheshin teksa po prisnin për rezultatet e testit.

Gazetarët duhet të ndjekin gjithashtu kontrolle të rrepta – duke mbajtur maska dhe duke u siguruar që të gjitha intervistat të realizohen në distancë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme