Evakuohen 8.050 shtetas turq nga Ukraina

“Sot nga rajonet Kiev, Kharkov, Odesa, Zaporijya dhe Lviv janë nisur edhe 2.604 persona. Në këtë mënyrë ka arritur në 8.050 numri i shtetasve turq që janë evakuuar”, tha Çavuşoğlu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, deri më tani kanë realizuar evakuimin e 8.050 shtetasve turq nga Ukraina.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, ministri Çavuşoğlu theksoi se sot nga rajonet Kiev, Kharkov, Odesa, Zaporijya dhe Lviv janë nisur bashkë me shtetasit e Azerbajxhanit edhe 2.604 persona dhe në këtë mënyrë ka arritur në 8.050 numri i shtetasve turq që janë evakuuar.

“Vazhdojnë planifikimet tona për evakuimin e sigurt të shtetasve tanë”, tha Çavuşoğlu.

Gjatë një transmetimi në një kanal televiziv, Çavuşoğlu tha se evakuimi i shtetasve turq në Ukrainë filloi më 25 shkurt pas fillimit të luftës dhe nëpërmjet rrugës tokësore pasi rrugët ajrore ishin të mbyllura. Ai tha se bashkë me personat që u nisën një ditë më parë, ishin evakuuar 5.850 shtetas turq ndërsa 2.200 të tjerë ishin larguar nga vendi me autokolona ose me mundësitë e tyre.

Kategoritë
BotaLajme