Familja palestineze i dorëzoi Turqisë amanetin e ushtarit osman, të cilin e ruajti për 106 vjet

Ekipi i Anadolu Agency (AA) tre vjet më parë kishte raportuar për herë të parë historinë e familjes palestineze, e cila kishte ruajtur më shumë se 100 vjet amanetin e ushtarit osmanë.

Familja palestineze Alul i dorëzoi Konsullit të Përgjithshëm të Turqisë në Kuds, ambasadorit Ahmet Rıza Demirer, amanetin me para të mbështjella me një copë leckë, të lënë nga një ushtar osman që shërbente në Palestinë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ekipi i Anadolu Agency (AA) tre vjet më parë kishte raportuar për herë të parë historinë e familjes palestineze, e cila kishte ruajtur më shumë se 100 vjet amanetin e ushtarit osmanë.

– Ata u kujdesën për amanetin e ushtarit osman për 106 vjet

Sipas rrëfimit të Ragip Hilmi al-Alulit, një anëtar i familjes palestineze, fillimi i tregimit shkon në vitin 1915. Në atë kohë, një ushtar osman, i cili u dërgua në një front tjetër nga Palestina gjatë Luftës së Parë Botërore, i mbështolli të gjitha kursimet e tij në një copë pëlhure dhe ia la njërit prej tregtarëve të njohur të qytetit të Nablusit, Rushdi Efendiut.

Për vite me radhë, xhaxhai i Alulit, Rushdi Efendiu, e mbajti amanetin e lënë nga ushtari osman i cili kishte thënë thënë: “Nëse mund të kthehemi, do ta marr”.

Ushtari osman, i cili la paratë dhe identiteti i të cilit nuk dihej, nuk u kthye më në Palestinë, por pas Rushdi Efendiut, nipërit e tij vazhduan të kujdeseshin për amanetin me mendimin se “ndoshta do të kthehet një ditë ose do të vijë një i afërm”.

Në fakt, deri sa ekipi i AA-së bëri lajmin në vitin 2018, ata nuk kishin numëruar as shumën e parave, duke thënë se “amaneti nuk hapet”.

– Monedhat janë nga koha e sundimit të Sulltan Mehmed Reshadit

Shuma të cilën familja e artizanëve të Nablusit e mbron me shumë besnikëri prej vitesh, përbëhet nga dhjetë kartëmonedha gjysmë lire, 117 kartëmonedha një lire dhe pesë kartëmonedha pesë lirash, ose gjithsej 147 lira osmane.

Ana e përparme e monedhave, të cilat nga mbishkrimet në to, mendohet se janë shtypur gjatë sundimit të Sulltan Mehmed Reshadit, gjithashtu ato mbajnë nënshkrimin e Ministrit të Financave të asaj periudhe.

– Ambasadori Demirer e pranoi amanetin me një ceremoni

Fakti që familja Alul e Nablusit mbajti amanetin e një ushtari osman për më shumë se 100 vjet, pati një ndikim të madh në lajmet e AA në vitin 2018.

Familja Alul i dorëzoi ambasadorit Demirer amanetin e ushtarit osman, në një ceremoni të zhvilluar sot në Zyrën e Guvernatorit të Nablusit.

Në ceremoninë ku morën pjesë ambasadori Demirer dhe familja Alul, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme palestineze, Emel Jadau, Guvernatori i Nablusit, Ibrahim Raman, kryetari i Nablusit Iyad Halaf, u kënduan himni kombëtar turk dhe himni kombëtar palestinez dhe u bënë lutje për dëshmorët.

Në ceremoninë ku u përjetuan momente emocionale, familja Alul i dorëzoi Demirerit amanetin e ushtarit osman me kutinë me flamurin turk dhe palestinez.

Pas ceremonisë, ambasadori Demirer për AA tha se është shumë i emocionuar për marrjen e amanetit të ushtarit osman.

“Është një ditë e rëndësishme për ne, për palestinezët, për vëllazërinë tonë. Sepse ky amanet është një amanet që ka dëshmuar historinë tonë të përbashkët dhe ngjarjet që kemi përjetuar në njëqind vitet e fundit. Ky amanet është këtu për ne dhe tregon se është detyrë nderi për ne që të mbrojmë unitetin tonë përtej vëllazërisë, sepse kjo familje ka 106 vjet që pret me durim që pronari të vijë dhe të marrë amanetin e lënë nga një ushtar turk-osman”, tha Demirer.

Duke theksuar se emri i ushtarit osman ose trashëgimtarëve të tij nuk dihet, Demirer tha: “Sigurisht, meqenëse nuk është e mundur të gjesh vetë (ushtarin osman), të gjesh emrin e tij ose të gjejmë trashëgimtarët e tij, ne si Turqi e marrim përsipër këtë amanet në emër të qeverisë turke dhe ne do ta mbrojmë siç e bënë ata. Ne premtojmë të jemi simbol i këtij amaneti, i kësaj miqësie, i kësaj historie”.

Ai tha se nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë me amanetin në fjalë.

“(Alul) do të vendosë së bashku me familjen e tij. Ata ndoshta do të preferojnë ta ekspozojnë atë në një muze në Turqi. Ne do të respektojmë dëshirën e tyre”.

Duke theksuar se familja Alul është një familje shumë e respektuar në Nablus dhe rreth saj, Demirer i falënderoi ata për ruajtjen e amanetit të ushtarit osman.

– “Ne duam që të ruhet me historinë e tij në muzeun ushtarak turk”

Rageb Hilmi al-Alul deklaroi se historia e amanetit të ushtarit osman u transferua nga gjyshi tek nipi.

Ai u shpreh se historia e këtij amaneti ka tërhequr interesim të madh pas lajmit të AA-së.

“Atëherë u vendos kontakti mes qeverisë turke dhe palestineze për dorëzimin e amanetit që kemi. Ministritë e Jashtme kontaktuan dhe u zhvillua faza përfundimtare”, tha Alul.

Duke thënë se ata do të donin që amaneti t’i dorëzohej një trashëgimtari në rast se gjendet, Alul tha se ky amanet tani është bërë pronë e Turqisë nën mbrojtjen e qeverisë turke dhe i kërkoi qeverisë turke ta ruajë këtë amanet me historinë e saj në muzeun ushtarak turk.

Kategoritë
BotaLajme