Familja siriane përjeton lumturinë e Ramazanit të parë pas rikthimit në shtëpinë e tyre

Familja Halil është një prej qindra familjeve që janë kthyer në rajonin Afrin i cili u pastrua nga terroristët nëpërmjet operacionit “Dega e Ullirit” që Turqia zhvilloi në vitin 2018.

Siriani Mustafa Halil, i cili në vitin 2016 u strehua në Turqi për shkak se organizata terroriste YPG/PKK rekrutonte me detyrim fëmijët, tashmë po përjeton lumturinë e Ramazanit të parë pas shumë vitesh në shtëpinë e tyre në rajonin Afrin, në të cilin ata janë kthyer pasi u pastrua nga terrorizmi nëpërmjet operacionit “Dega e Ullirit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Familja Halii në vitin 2016 u strehua në Turqi pasi u detyrua të largohet nga rajoni Afrin pasi organizata terroriste YPG/PKK me pushtimin e Afrinit filloi të kërcënojë civilët dhe të rekrutonte me detyrim fëmijët.

Pas kësaj, shtëpinë që familja me origjinë kurde la pas, organizata e shndërroi në seli të saj.

Familja Halil është një prej qindra familjeve që janë kthyer në rajonin Afrin i cili u pastrua nga terroristët nëpërmjet operacionit “Dega e Ullirit” që Turqia zhvilloi në vitin 2018.

Mustafa Halil, me bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tij u kthye në shtëpinë e tyre në fshatin Badenli të Afrinit në mesin e vitit të kaluar.

Babai 43-vjeçar shpjegoi për gazetarin e AA-së arsyet e largimit të tyre nga Afrini dhe historinë e rikthimit në shtëpinë e tyre pas disa viteve.

“Organizata prishte qetësinë duke e frikësuar popullatën me kërcënime”

Halil, deklaroi se ata humbën lirinë e tyre pasi YPG/PKK-ja pushtoi Afrinin.

Ai vuri në dukje se YPG/PKK-ja filloi të mashtrojë me fjalë dhe premtime boshe popullatën e rajonit. “Organizata iu shpjegonte njerëzve se kishte një menaxhim demokratik, por kjo nuk reflektonte të vërtetën”, tha Halil.

Ai theksoi se organizata terroriste që nga viti 2016 filloi të përshpejtojë në rajon praktikën e saj për shërbimin e detyruar ushtarak.

“Kërkonin rekrutim të detyruar për mua dhe vajzën time 14-vjeçare. Organizata na kërcënonte që t‘iu bashkoheshim atyre. Organizata pa dallim kurd apo arab prishte qetësinë duke e frikësuar popullatën me kërcënime. Pas presioneve psikologjike që përjetova u preka nga sëmundja Psoriaza (Psoriasis)”, tha Halil i cili më tej tregoi se në vitin 2016 bashkë me familjen e tij u detyruan të braktisin shtëpinë e tyre.

“Ramazani i parë, jemi shumë të lumtur”

Halil tha se në mesin e vitit të kaluar bënë një kthim të përhershëm në rajonin Afrin i cili u pastrua nga terroristët nëpërmjet operacionit “Dega e Ullirit” më 19 mars 2018. Ai u shppreh se bashkë me familjen janë kthyer vullnetarisht në shtëpinë ku ka kaluar historia e të gjithë familjes së tij.

“Ky është Ramazani i parë, jemi shumë të lumtur që jemi kthyer në Afrin nga i cili isha larguar bashkë me fëmijët. Pas largimit nga Afrini shtëpia jonë u shndërrua në të ashtuquajturën seli të organizatës theksoi. Shtëpia jonë e cila mundi të durojë lodhjen e viteve me një të kaluar 400-vjeçare, nuk mundi t’i rezistojë shndërrimit në seli ushtarake të organizatës. Një pjesë e saj ishte shembur. Po përpiqemi ta riparojmë dalëngadalë. Sipas asaj që ka shpjeguar gjyshi kjo shtëpi ka një të shkuar 400-vjeçare”, tha Halil.

Babai nga Afrini i cili mbeti i detyruar të braktisë shtëpinë e tij në Afrin tha se “Dëshira ime e vetme, është që organizata të fshihet një ditë nga faqja e dheut”.

Kategoritë
BotaLajme