Familjarët nuk mund të merrnin pjesë në dasmë, çifti martohet në kufirin SHBA-Kanada

Një nuse kanadeze zgjodhi një vend të pazakontë për t’i dhënë fund beqarisë. Karen Mahoney dhe burri i saj i ri, Brian Ray u fejuan në Mars dhe nuk mund të prisnin për t’u martuar. Për shkak se të afërmit nuk mund të merrnin pjesë në dasmë prej kufizimeve të pandemisë, ata vendosën të martoheshin në kufirin SHBA-Kanada.

Mahoney tha se ishte e rëndësishme për të që të kishte prindërit dhe gjyshen e saj 96-vjeçare në ditën më të rëndësishme të saj. Ata u martuan në një vend të improvizuar në Burke, Nju Jork, ku familja e tyre dhe miqtë e ngushtë ishin në gjendje t’i shikonin ata duke i thënë po njëri-tjetrit.

Ajo është gjyshja ime që ka mbetur gjallë, kështu që ishte shumë e rëndësishme për mua që të ishte atje për të më parë në ditën më të lumtur të jetës sime. Pjesa më e rëndësishme e ditës për ne ishin premtimet që i thamë njëri -tjetrit dhe ne donim që prindërit dhe gjyshja ime të ishin dëshmitarë të kësaj.“, tha Mahoney.

Kategoritë
BotaLajme