Fatmir Limaj rizgjidhet kryetar i Nismës Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor me ç’rast ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të partisë 

Fatmir Limaj me shumicë votash është rizgjedhur kryetar i partisë.

Pas rizgjedhjes, Limaj ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë që ai sërish të jetë në krye të partisë.

“Ju falënderoje për besimin që ma dhatë dhe që unë ju dhashë që ta drejtojmë partinë me detyrat dhe angazhimet që na presin. Lus Zotin që dëshirat dhe objektivat që i kemi t’i realizojmë me punë dhe me angazhim”, ka thënë Limaj.

Poashtu kryetari i rizgjedhur i Nismës, tha se kjo parti do të vazhdojë që të promovojë politikat sociale dhe demokracinë në vend.

“Nisma do të vazhdojë që të promovojë politikën sociale dhe demokracinë në Kosovë. Do të promovojë dhe Avancojë të drejtat e qytetarëve pa dallim feje dhe etnie. Do të mbështesim kategoritë që më së shumti kanë nevojë për zërin socialdemokrat”, ka thënë më tutje ai.

Më tutje ai ka thënë se do të jenë zë i fuqishëm opozitarë dhe nuk do të lejojnë që Kosova të rrëshqas në autokraci e despotizëm

Kategoritë
LajmeVendi