Fatmir Spahiu tregon një rast se si të rinjtë nuk po vaksinohen nga frika e sterilitetit

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, njihet për satirën e tij në rrjetet sociale.

Megjithatë, në një nga statuset e tij të fundit në rrjetin social Facebook, ai e ndërthuri satirën me një ngjarje reale që i ka ndodhur së fundmi.

‘Oki’ i hit-serialit “Kafeneja Jonë”, ka shkruar se si e ka pyetur një djalë të zakonshëm në kafene se a e ka marrë vaksinën anti-COVID, dhe i njëjti i është përgjigjur me “Jo”.

Spahiu thotë se djaloshi i është përgjigjur duke dhënë si arsyetim mos-marrjen e vaksinës frikën nga steriliteti – ani pse ky nuk është një efekt anësor i saj.

Me këtë ai ka dashur të ironizojë me faktin se shqiptarët po i frikësohen marrjes së një vaksine e cila globalisht është cilësuar si e sigurt, ndërkohë që nëpër spitale paraqiten raste të ndryshme shumë më qesharake shëndetësore, si ai i gëlltitjes së një telefoni celular, që ndodhi pak ditë më parë dhe u trajtua në QKUK.

Kategoritë
LajmeVendi