FBI ishte e informuar për sulmin në Capitol por nuk reagoi

FBI dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit nuk iu përgjigjën një sërë raportesh të inteligjencës përpara 6 janarit, duke sugjeruar se incidente të dhunshme kishte të ngjarë të ndodhnin atë ditë në Capitol, sipas një raporti të Washington Post.

Më 20 dhjetor, FBI mori informacione se mbështetësit e presidentit të atëhershëm Donald Trump po diskutonin si të vendosnin armë të fshehura në Uashington duke “kapërcyer” policinë dhe arrestimin e anëtarëve të Kongresit, sipas dokumenteve të brendshme të agjencisë.

Ky informacion përmbante detaje që tregonin se ata që planifikonin incidentet e dhunshme ishin udhëzuar nga presidenti. Ata përdorën fjalë kodike si “kazma” për të përshkruar armët dhe postuan kohën dhe vendndodhjen për t’u takuar një ditë përpara seancës dëgjimore të Kongresit. Në shënjestër ishte Senatori republikan të Utah, Mitt Romney.

Romney ishte një nga shtatë senatorët republikanë që votuan në favor të dënimit të Trump shkurtin e kaluar nën akuzat e nxitjes së dhunës. Një agjent i FBI-së që analizoi informacionin vuri në dukje se shërbimi i krimit kishte marrë tashmë një “numër të konsiderueshëm” paralajmërimesh rreth kërcënimeve ndaj Kongresit dhe zyrtarëve qeveritarë. FBI ndau informacionin me agjencitë e zbatimit të ligjit në Uashington, por nuk e hetoi më tej rastin, sipas raportit.

Raporti u bazua në intervista me më shumë se 230 persona, mijëra faqe dokumentesh gjyqësore dhe raporte të zbatimit të ligjit, si dhe qindra video, foto dhe biseda të regjistruara. Një panel i Kongresit po heton se çfarë ndodhi atë ditë kur protestuesit në një tubim pro-Trump sulmuan Kongresin, i cili po mblidhej për të ratifikuar fitoren e Joe Biden, raporton abcnews.al

Katër persona mbetën të vrarë atë ditë. Më shumë se 100 policë u plagosën dhe njëri prej tyre vdiq të nesërmen. Katër policë janë vetëvrarë deri më sot. Autoritetet kanë ndjekur penalisht më shumë se 600 persona të dyshuar për sulmin në Capitol.

Kategoritë
BotaLajme