“Fëmijët e Kosovës do të argëtohen në Karavanin e Lojërave”

Projekti i Karvanit të Lojërave, i cili synon të sigurojë që fëmijët të rriten të shëndetshëm dhe të kalojnë kohë me aktivitete të përshtatshme për moshën e tyre, do të takohet me fëmijët e Kosovës.

Projekti, i realizuar nga Instituti Yunus Emre në Prishtinë, Prizren dhe Pejë do të implementohet në 4 qytete të ndryshme të Kosovës, transmeton Gazeta e Re.

Ndalesa e parë e karvanit është fshati Baicë në Drenas, karvani më pas do të niset për në fshatin Dobruçan në Gilan. Të mërkurën, karvani, i cili do të vendoset në fshatin Reçan në rajonin Jupa të Prizrenit në orën 9 të mëngjesit, pastaj ne ora 17:00 planifikohet të takohet me fëmijët e Mamushës në kopshtin e ndërtesës së Komunës Mamushë.

 

Me projektin synohet të vazhdohet tradita e lojërave të sokakut, të prezantohen dhe të luhen lojëra tradicionale për fëmijë, të rritet ndërgjegjësimi i fëmijëve duke organizuar aktivitete lojërash, t’u jepet fëmijëve zakon të lexojnë duke shpërndarë libra dhe t’u jepet fëmijëve vetë- besim duke luajtur lojëra tradicionale në ekip.

Fëmijët do të argëtohen gjatë gjithë ditës.

Duke deklaruar se ata kanë organizuar Projektin e Karvanit të Lojërave për të mirën e fëmijëve që jetojnë në zonat rurale të Kosovës në veçanti, Drejtori i Instituteve Yunus Emre në Kosovës, Dr. Mehmet Ülker tha, “Ka shumë materiale lojërash tradicionale në karvan. Instruktorët tanë të kurseve te gjuhës turke do të jenë me fëmijët, ata do të dëgjojnë ëndrrat e fëmijëve tanë për të ardhmen në mënyrë pedagogjike dhe psikologjike, do të luajnë me ta dhe do të marrin pjesë në gëzimin e tyre.”

Projekti mbështetet nga Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit dhe Fondacioni te Shigjetarisë Tradicionale.

Kategoritë
LajmeVendi