Fëmijët kosovarë argëtohen në kuadër të projektit “Karvani i lojërave” të organizuar nga “Yunus Emre”

Zyrtari i Fondacionit Turk të Harkëtarëve për Ballkanin, Mustafa Salihoviç tha se pas aktiviteteve të frytshme në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur në Kosovë.

Në organizim të Instituteve “Yunus Emre” në Prishtinë, Prizren dhe Pejë fëmijët nga fshati Reçan i Prizrenit, në kuadër të projektit “Karvani i lojërave” u argëtuan dhe luajtën lojëra të ndryshme tradicionale, raporton Anadolu Agency (AA).

Projekti i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë dhe Fondacionit Turk të Harkëtarëve, u mundësoi fëmijëve te Reçanit, me shumicë boshnjake të kalojnë një ditë argëtuese.

Zyrtari i Fondacionit Turk të Harkëtarëve për Ballkanin, Mustafa Salihoviç në deklaratën për AA tha se pas aktiviteteve të frytshme në Maqedoninë e Veriut kanë ardhur në Kosovë.

Ai tha se synojnë që në të ardhmen të bëjnë projekte të mira. “Synojmë të vizitojmë fëmijët e Ballkanit, të bisedojmë me to. Është një projekt që jemi të kënaqur dhe marrim reagime të mira. Slogani ynë është le të qeshin fëmijët, të qesh bota”, u shpreh ai.

Në kuadër të projektit dy-ditorë do të mbahen aktivitete në Drenas, Dobërçan, Reçan dhe Mamushë ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për argëtimin e fëmijëve dhe aktivitete të ndryshme rreth kulturës turke.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi