Fenerbahce del pastër, gjykata shqipton dënime me mbi 1 mijë vite burgim

Një gjykatë e Turqisë ka dënuar një media dhe një ish-shef policie për më shumë se 1 mijë vite burgim për ngritjen e akuzave për trukime ndeshjesh ndaj Fenerbahces.

Presidenti i Fenerbahces u dënua me burgim për trukime ndeshjesh një dekadë më pare dhe klubi ishte privuar nga pjesëmarrja në garat evropiane për dy vite, por çështje ishte rikthyer pasi prokurorët thane se ka dyshime për komplot.

Akuzat për trukime ndeshjesh në vitin 2011 ishin bërë nga prokurorë të lidhur me Fethullah Gulen.

Futbolli turk në atë kohë ishte i mbushur me akuza për trukime ndeshjesh, në të cilat Fenerbahce u akuzua si kryesorja.

Ish-presidenti i Fenerbahçes, Aziz Yildirim u dënua me gjashtë vjet burg pasi u akuzua për trukime ndeshjesh dhe formimin e një organizate të paligjshme. Ai kaloi një vit prapa grilave.

Në gjyqin e tij, ai mohoi akuzat dhe tha se çështja ishte projektuar posaçërisht për të prishur imazhin e klubit nga Stambolli, i cili ka fituar kampionatin e Turqisë 19 herë.

Në vitin 2016, një akuzë e një prokurori të Stambollit pretendoi se akuzat për trukime të ndeshjeve të vitit 2011 ishin një komplot nga mbështetësit e Gylenit, të cilët kishin depërtuar në gjyqësorin dhe policinë turke, për të prishur imazhin e klubit dhe për të rrëzuar drejtuesit e tij.

Gjykata të premten dënoi Hidayet Karaca, i cili ishte kreu i grupit të medias Samanyolu – i mbyllur më vonë nga qeveria – me 1,406 vjet burg. Karaca u akuzua për nxitje të përgjimit të telefonatave dhe falsifikim të dokumenteve.

Ish-shefi i policisë Nazmi Ardiç u dënua me 2,170 vjet me akuza përfshirë falsifikim dokumentesh dhe komplot kundër klubit. Gjykata dha dënime me burg për të paktën 25 të pandehur të tjerë, tha agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Kategoritë
LajmeSport