Fenerbahçe transferon mbrojtësin anglez Caulker

Klubi nga Stambolli njoftoi se me 29-vjeçarin kanë nënshkruar kontratë për disa sezone.

Klubi turk i futbollit, Fenerbahçe njoftoi se ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin anglez, Steven Caulker në një transferim falas.

Klubi i Super Ligës së Turqisë në një deklaratë të mërkurën tha se me Caulker, 29-vjeç, lidhi një kontratë dy vjeçare plus një vit tjetër.

Caulker luajti për herë të fundit për Aytemiz Alanyaspor të Super Ligës nga 2019 deri në fund të sezonit këtë vit.

Kontrata e tij me Alanyaspor skadoi më 30 qershor.

Sezonin e kaluar, Caulker shënoi katër gola në 37 paraqitje për Alanyaspor.

Para së të vijë në Alanyaspor, ai ka luajtur për Dundee të Skocisë dhe disa klube angleze, përfshirë Tottenham Hotspur, Liverpool, Southampton, Swansea City, Queens Park Rangers dhe Cardiff City.

Kategoritë
Sport